Charlotte’s 4 Magic Steps To Hydrated, Glowing Skin Skincare Kit është seti perfekt për një lëkurë të hidratuar thellësisht, të ndriçuar dhe me pamje të freskët, duke kombinuar 4 hapat esencialë të rutinës ikonike të Charlotte Tilbury. Ky set është ideal si për përdorim personal, ashtu edhe për dhuratë, pasi përfshin produktet më të dashura të brand-it në madhësi praktike dhe full-size.
Çfarë përmban seti?
✨ Travel-Size Glow Toner (30ml)
Një tonik eksfoliues i butë që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe pastrimin e poreve, duke e bërë lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe më të ndriçuar. Përgatit lëkurën në mënyrë perfekte për hapat e tjerë të rutinës.
✨ Full-Size Charlotte’s Magic Serum Crystal Elixir (30ml)
Një serum revolucionar me teksturë të lehtë, i pasuruar me vitaminë C, peptide dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, ndriçimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e shenjave të lodhjes. Lëkura duket më e shëndetshme, më e fortë dhe me shkëlqim natyral.
✨ Charlotte’s Magic Cream (30ml)
Kremi legjendar hidratues që ofron ushqim intensiv dhe efekt “plump”. Formula e pasur me acid hialuronik dhe vitamina ndihmon në zbutjen e vijave të holla dhe krijon bazën perfekte për makeup. Lëkura mbetet e butë, elastike dhe me glow të menjëhershëm.
✨ Travel-Size Collagen Superfusion Facial Oil (8ml)
Një vaj fytyre luksoz me efekt lifting, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe në ushqimin e thellë të lëkurës. Jep një shkëlqim të shëndetshëm dhe ndihmon në mbajtjen e hidratimit gjatë gjithë ditës.
Pse ta zgjidhni këtë set?
-
✔️ Rutinë e plotë në 4 hapa
-
✔️ Hidratim intensiv dhe glow i menjëhershëm
-
✔️ Përmirëson teksturën dhe elasticitetin e lëkurës
-
✔️ Ideal për të gjitha tipet e lëkurës
-
✔️ Perfekt për udhëtim ose për ta provuar gamën ikonike
Me Charlotte’s 4 Magic Steps, lëkura juaj do të duket më e freskët, më e ndriçuar dhe me një pamje rinore çdo ditë. Një ritual bukurie që kombinon luksin me performancën profesionale për rezultate të dukshme që në përdorimet e para.


















Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.